Të shtunën janë mësuar 6 grupet e Euro 2016, ku 24 skuadra kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Ndërsa, sot janë kanë filluar të dalin në shitje biletat për këto ndeshje, ku janë bërë të ditura të gjitha çmimet e të gjitha ndeshjeve.

Natyrisht që biletat më të lira do të jenë në fillim të kampionatit dhe ato fillojnë të shtrenjtohen me kalimin në çerekfinale.

Bileta më e lirë do të jetë 25 euro, ndërsa ajo më e shtrenjta do të shkojë deri në 895 euro.

Çmimet e të gjitha ndeshjeve:

Hapja e kampionatit: 75, 195, 395 dhe 595 euro

Ndeshjet e grupeve dhe 1/16 e finales: 25, 55, 105 dhe 145 euro

Çerekfinalet: 45, 85, 135 dhe 195 euro

Gjysmëfinalet: 65, 165, 295 dhe 495 euro

Finalja: 85, 295, 595 dhe 895 eurotickets