Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme sot (25.11) në ora 12:35 policët arrestuan personin me inicualet F.I (30) nga Kërçova.

Siç njoftojnë nga policia, pas marrjes së informacioneve, në rrugën ‘Prilepska’ në Kërçovë është ndaluar një motoçiklist e drejtuar nga F.I dhe tek ai janë gjetur 38 paketime me heroinë dhe tre paketa me marihuanë.

Kundër F.I do të parashtrohet kallëzim penal për drogë.