Nga policia thonë se Sektori për Ministrinë e Brendshme-Shkupi ka arrestuar personin E.M. (29) nga Shkupi për shkak të dyshimit se ai ka kryer grabitje në Halk Bank më 3 nëntor 2017, përcjell Fol.

Siç thonë nga Ministria e Brendshme, sipas gjetjeve të dokumentuara të hetimit, i dyshuari së bashku me dy persona të panjohur më 03.11 rreth orës 09:30 në rr. “Aleksandar Urdarevski” në Halk Bank kanë kkryer një krim ndaj katër punonjësve të bankës dhe ndaj një konsumatorit dhe kanë marrë rreth 1.200.000 denarë dhe 50 mijë denarë klientit.

Pas kësaj nga ana e punonjësve të policisë të Departamentit për vepra të pronës janë arrestuar dhe janë marrë masa, ku E.M. është privuar nga liriar dhe është transferuar në stacionin policor në Gazi Babë. /Fol/