Me 21.05.2021 në ora 10.50 në vendkalimin kufitar “Qafthanë” nga zyrtarët policor është arrestuar E.R.(32) nga Republika e Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se i njëjti është në listën ‘STOP’ të Interpolit, transmeton Almakos.

Personi është dorëzuar te zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Strugë për procedurë të mëtutjeshme./Almakos/