Arrestohet strugani me drogë, publikohet identiteti i tij

Policia e Strugës ka ngritur padi kundër një qytetari për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “prodhim he tregti me drogë”.

Sipas policisë, bëhet fjalë për personin me iniciale S.T. (49) nga Struga, i cili është arrestuar më 6 dhjetor të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Lajm. Në këtë datë policia ka kryer kontroll në shtëpinë e tij, me ç’rast në dhomën e gjumit ka gjetur paketim prej 1,57 me drogë të llojit hashash , që e ka blerë nga një person nga Shqipëria.