jë aeroplan me 150 respiratorë ka arritur në Rusi të enjten nga SHBA-ja, ka njoftuar ambasada e SHBA-së në Moskë, për të ndihmuar luftën e Rusisë ndaj koronavirusit, raporton agjencia Reuters.Numri i rasteve në Rusi nga koronavirusi është rritur në 441.108 të enjten, pasi janë raportuar 8831 të infektuar të rinj, ndërsa 169 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit.Me 5384 të vdekur, shifra e të vdekurve në Rusi është dukshëm më e vogël se në shtetet tjera, por ka nxitur debat për mënyrën se si Rusia i llogaritë të vdekurit nga COVID-19.Rusia ka thënë se programi masiv testues, ku janë testuar më tepër se 11.7 milionë qytetarë, është arsyeja prapa numrit të madh të rasteve dhe thotë se shumica e rasteve pozitive janë pa simptome.Të mërkurën, në të dhënat zyrtare të qytetit të dytë më të madh në Rusi, St. Petersburg, numri i të vdekurve muajin e kaluar ishte rritur për 32 për qind për dallim nga viti i kaluar, duke lënë të kuptohet se më tepër njerëz kanë vdekur nga COVID-19 se që është raportuar.Ndihma e të enjtes nga SHBA-ja, e cila ka marrëdhënie jo të mirë politike me Rusinë, erdhi disa ditë pasi aeroplani i US Air Force kishte dorëzuar pakon e parë të ndihmave mjekësore, me 50 respiratorë, më 21 maj.Zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-së në Rusi, Rebecca Ross, ka përshkruar ndihmën e fundit si “ndihmë humanitare nga populli amerikan për popullin e Rusisë”.Dorëzimi i 200 respiratorëve në total ishte pjesë e një donacioni prej 5.6 milionë dollarë, ka thënë ajo.“Këta respiratorë të prodhuar në SHBA janë të kualitetit më të lartë në botë, të kompletuara me udhëzime në gjuhën ruse dhe të gatshme për përdorim”, ka shkruar Ross në Twitter