Prokuroria Themelore Publike Shkup deri tek Gjykata themelore penale Shkup ka parashtruar urdhër ndëshkuese kundër 17 persona, për vepër penale “Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Të akuzuarit, siç kumtuan nga Prokuroria publike, nuk kanë vepruar në pajtim me vendimin për ndalesë dhe regjim të veçantë për lëvizje në territorin e vendit, prandaj gjatë orës policore janë kapur duke lëvizur pa poseduar leje për këtë.

Prokuroria për ta ka propozuar gjoba prej nga 100 gjobave ditore, me ç’rast vlera e një gjobe ditore të caktohet në 20 euro në kundërvlerë të denarit.