Arsenal dhe Manchester City do të përballen për herë të dy mes vete brenda pesë ditëve.

Pas fitores së Cityt në ndeshjen finale të Kupës, tani radha është për ndeshjen e mbetur të javës së 28-të në Ligën Premier.

Skuadra e Pep Guardiolës e dominoi Arsenalin në finale duke e mposhtur me rezultat 3-0.

Arsenali do të tentoj me çdo kusht fitoren për t’i mbajtur gjallë shpresat për ta zënë pozitën e katërt në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë City ndodhet e qetë në krye të tabelës me 13 pikë më shumë se ndjekësi Liverpool.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Cech, Bellerin, Mustafi, Koscienly, Kolasinac, Xhaka, Ramsey, Ozil, Mkhitaryan, Welbeck, Aubameyang.

Man City: Ederson, Walker, Otamendi, Kompany, Danilo, Gundogan, Bernardo, Sane, Silva, De Bruyne, Aguero.