Analisti  njohur Arsim Zekolli në murin e tij në fejsbuk ka ironizuar  Lëvizjen Besa duke e krahasuar ate me BDI, e cila në disa mënyra ka treguar një vardisje dhe lojalitet ndaj LSDM-së duke i përkrahur edhe protestat e LSDM-së pa asnjë kusht. Sipas tij “ BESA nuk merret me çështje të imëta sikur fshierja e mijërave votuesish shqiptar nga lista zgjedhore” por ka shtuar më tej se BESA njejtë si BDI-ja meren më çështje “madhore”. Ai më tej ka apostrofuar edhe nënkryetaren e LSDM se poashtu në mënyre ironike se ajo i ka bindur ato të BESES se shqiptarët që janë fshirë nga lista janë Shqiptar të PDSH-së dhe të LR –PDSH-së, ndërsa muslimanët nuk i fshim, duke aluduar në perceptimin ideologjik të BESES e cila mundohet të përfitoj nga dimensioni fetar dhe duke e lënë anash aspektin kombëtar.

©fol.mk

zekolli mesazh