Analisti i mirnjohur, Arsim Zekolli, njëherësh edhe ndër bashkpuntorët më të afërt nga Maqedonia me liderin e Vetvendosjes, Albin Kurti, ka ironizuar me një deklaratë të kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasamit, i cili në një intervistë të dhënë për “Zhurnal” ka pohuar se Lëvizja “Besa” ka detyruar maqedonasit të mësojnë gjuhën shqipe, duke përdorur origjinal emërtimin e partisë së tij “BESA”. Zekolli në profilin e tij në Facebook, me doza ironie ka komentuar këtë qëndrim të Kasamit duke shkruar:

“Hajde mashalla! E c’ka me thanë unë që prej ‘196efiu’ i detyroj të më quajnë Arsim e jo Образование?” shkruan Arsim Zekolli.

“Lëvizja BESA, me emrin e saj, përveç që ka dhënë mesazhin se shqiptarët duhet të mbështeten seriozisht në traditën e tyre shqiptare, po ashtu i ka detyruar maqedonasit ta mësojnë gjuhën shqipe, duke e përdorur gjithnjë emërtimin BESA. Pra, ne jemi të papërkthyeshëm, andaj ose na kupton e na emërton shqip ose nuk mundesh ndryshe…” ka thënë mes tjerasg kryetari i Lëvizjes “Besa” Bilall Kasami./Drini.mk

azekol