Shqiptarët në Maqedoni nuk mund të thuhet se nuk kanë arritur sukses pas vitit 1990 e këndej këtu nuk e kam fjalën vetëm për arsimin por edhe për segmentet e tjera por natyrisht me theks të veçantë lëminë e arsimit, kështu e nis prononcimin e tij për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal,në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, arsimtari Burhanedin Isaku nga fshati Përshefcë i rrethit të Tetovës.

Më tej ai vazhdon dhe bën krahasimin e arsimit dikur dhe tani duke shprehur keqardhjen e tij se si është katandisur arsimi në kohët e fundit në vendbanimet shqiptare.

“Shikoni unë si punëtor i arsimit, nëse futemi që të analizojmë të kaluarën dhe të tashmen unë mund të them se jam i zhgënjyer shumë. Për arsye se dikur në vitet e 70-ta, arsimi tek shqiptarët ka qenë jashtëzakonisht i niveli të lartë, pasi profesorët tanë kanë kërkuar cilësi, e jo sasi, ata kanë kërkuar vlera,e jo antivlera, edhe ne jemi percaktuar për arsim, besoni se e kemi dashur profesionin tonë, këtë profesion të shenjtë, i këndshëm, duke menduar se gjeneratat që vijnë prapa, t’i edikojmë , t’i arsimojmë në frymën kombëtare. Nëse e bëjmë një krahasim me të tashmen, duke filluar nga vitet e 90-ta e këndej arsimi shkon në dekadencë, në shkatërim, për arsye se ne në vend që të kërkojmë cilësi po e politizojmë skajshmërisht këtë sektor të rëndësishëm të jetës shoqërore, kjo dukuri vërehet si në shkallat fillore, të mesme edhe nëpër univesitete.”thotë për Zhurnal, arsimtari Burhanedin Isaku.

Gjthashtu arsimtari i nderuar potencon edhe dukurinë, e cila edhe mund të jetë shkaktari kryesor i degradimit të arsimit shqip në Maqedoni.

“Kur unë them se jam i zhgënjyer, mendoj për atë që verejmë sot, njerëz që nuk kamë ndjekur as shkollat e mesme, në një moshë të shtyer marrim shkollat e mesme dhe ju jepet shancë që të marrin edhe diploma universitare dhe pastaj ushtrojnë profesionin e shenjtë të mësimdhënësit. Këtë po e them me shumë keqardhje, gjenerata që na vijnë prapa, fëmijët, nipërt dhe mbesat se nga kush po presin që t’i edukojnë.”, thotë Isaku dhe shton se duke krahasuar arsimin e dikurshëm, sot po sundojnë antivlerat të cilat janë produkt i keq qeverisjes dhe keqmenaxhimit të pushtetit lokal në viset tona.

“Këtë që po e them, duke u nisur edhe nga vetja, edhe pse kemi pasur një parim, sot një gjë e tillë nuk ekziston, antivlerat janë kudo, diplomat na lindin si këpurdhat pas shiut, kjo gjë është absurde, e kjo është si rerzultat i politizimit të skajshëm të arsimit. Në këtë kohë të pakohë nuk respektohet intelektuali po respektohet banditi, rrugaçin e partizanin që po i grumbullojnë votat për ta. Arsimi tek shqiptarët po e humb vlerën, mësuesi e ka humbur autoritetit që kishte dikur e gfjithë kjo falë politikës ditore që po ndjekin subjektet tona politike. E gjithë kjo po ndodh falë miopisë sonë kolektive, që nuk po i shohim njerëzit dhe në vend që të injorohen ata po përkrahen, po përkrahet mediokriteti, kurse intelektuali nuk mund që ta ngre zërin dhe frikohet nga hakmarrja e bandave. Dhe për fund dhëntë Zoti që të vetëdijësohemi dhe distancohemi nga kjo udhëheqje politike që e ka katandisur jo vetëm arsimin por edhe sektorë të tjerë që janë të rëndësishëm për përparimin e shoqërisë sonë.”, kështu përfundon prononcimin e tij për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, arsimtari, Burhanedin Isaku.