Leonardo Di Caprio ka ofruar 1 milion dollarë për fondin e rimëkëmbjes të Houstonit pas tragjedisë që ndodhi këtë javë.

Aktori i famshëm amerikan e ka njoftuar Fondin e Rimëkëmbjes se fondacioni i tij do të jap këtë javë 1 milion dollar.

Madje Di Caprio ka njoftuar se fondi i tij mund të ndihmojë edhe në ditët në vazhdim të prekurit nga uragani Harvey.

De Caprio i ka bërë thirrje të gjithë artistëve që të tregojnë veten në çfarëdo mënyre për të ndihmuar të prekurit nga uragani.