Komisioni Zgjedhor i Qytetit të Shkupit të premten ia dorëzoi certifikatën për zgjedhjen kryetares të qytetit të Shkupit Danela Arsovskës. Me këtë Qyteti i Shkupit për herë të parë pas pavarësisë së shtetit fitoi një grua për kryetare.

Arsovska nesër, më 08.11.2021, zyrtarisht do ta marrë mandatin e kryetares të komunës, kur me akt solemn do të bëhet dorëzimi.

Para se të bëhej kryetare komune, Arsovska ka drejtuar Asociacionin e Odave Ekonomike nga viti 2014 e deri më tani.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, Arsovska ishte në krye me 7915 vota, ndërsa në raundin e dytë dallimi ishte dukshëm më i madh, me një avantazh prej 28.130 votash ndaj kundërshtarit të saj.