Në prani të trupit diplomatik si dhe udhëheqjes shtetërore zyrtarisht u hap Konsullata e nderit të Mbretërisë së Marokut në Maqedoni.Maqedonia dhe Maroku për herë të parë vendosën marrëdhënie diplomatike më 18 shtator 2002. Funksioni i Konsullit të nderit kryhet nga Ilija Malinkovski,i emëruar në këtë post në shtator të vitit të kaluar,i cili kontriboi në afrimin kulturor dhe ekonomik të të dy vendeve. Hapja e konsullatës është vazhdimësi e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve, të karakterizuara me respekt të ndërsjelltë dhe kuptim të qëllimeve strategjike dhe prioriteteve kombëtare.

Të dy vendet zhvilluan dinamikë rritëse në takime dhe vizita të nivelit të lartë diplomatik dhe politik dhe ndërtuan në të njëjtën kohë dhe marrëdhënie miqësore .

“Si një plotësues për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Maqedonisë dhe Marokut dhe bashkëpunimit dinamik në mes Ambasadës së Marokut në Sofje, unë jam e sigurtë se aktivitetet e konsullatës së nderit do të hapin mundësi të reja për forcimin e bashkëpunimit në shumë fusha me interes të përbashkët për vendet tona,veçanërisht në fushën e ekonomisë, tregtis dhe investimeve, si dhe konsullata e nderit do të jetë një urë lidhëse për rritjen e bashkëpunimit kulturor.
Të dy vendet tona kanë potencial të madh në këtë drejtim dhe nuk kam asnjë dyshim se konsulli i nderit mund të sigurojë vrull shtesë dhe me sukses të kontribojë në zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dhe bashkëpunimit”- tha Arta Toçi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme.

Me rastin e ceremonisë së hapjes, ambasadori i Mbretërisë së Marokut, Zakiya El Midaoi, gjithashtu tha:”Konsullata e nderit do të shërbejë si një katalizator për tregtinë dhe investimet midis dy vendeve tona miqësore. Roli i saj kryesor do të jetë, ndër të tjera, promovimi e kulturës marokene, ekonomisë se saj dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh.Ky inaugurim zyrtar i Konsullatës së nderit të Mbretërisë së Marokut në Maqedoni pasqyron faktin se të dy vendet i japin rëndësi themelore forcimit të marrëdhënieve të tyre dypalëshe në shumë fusha dhe sektore me interes të përbashkët “.

Hapja solemne u zhvillua në frymën e njohjes me trashëgiminë kulturore të të dy vendeve nëpërmjet gastronomisë së pasur dhe karakteristikave tradicionale etnike që kontribuojnë reciprokisht në zhvillimin e mëtejshëm të miqësisë dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë./fol.mk