Në vitin 2016 LSDM-ja ishte ajo që bënte bujë me deklarata kundër qeverisë VMRO-BDI. Kjo parti ishte ajo që thonte në çdo deklaratë që përveç VMRO-së nuk duhet votuar as BDI-ja, pasi që këto të fundit ishin bashkëpuntorë të krimit në Maqedoni. Por kësaj rradhe siç duket Zoran Zaev dhe LSDM-ja do të lobojnë për Teuta Arifin, kjo nga shaku që LSDM-ja do e luaj përsëri politikën e njejtë ashtu si VMRO-ja, për të qëndruar sa më gjatë në pushtet.

Në 2016-tën në zgjedhjet e fundit LSDM doli me moton: ‘Të nderuar bashkëqytetarë të Tetovës, votoni kundër krimit të BDI-së dhe VMRO-së, votoni për jetë në Maqedoni.’

Ndërsa në 2017-tën kjo parti po i ndërron fjalët ashtu siç ndërron edhe politikat e saja: ‘Të nderuar bashkëqytetarë të Tetovës, votoni për Teuta Arifin dhe BDI-në, votoni për jetë lokale në Tetovë’.

Pra vallë sa para janë ndarë, apo cila interesë shqiptare është shitur që LSDM-ja të votojë BDI-në?./tetovajone.com/