Pyetjes provokative të Jeta Xharrës se sa parti ka ndruar Bilall Kasami dhe a do del edhe në një parti tjetër, ndër të tjera Kasami i është përgjigjur se Besa është partia që e kam bërë vet.
Kjo ka irrituar mjaft shoqatat themeluese të Lëvizjes Besa të cilët i kanë kërkuar llogari të njëjtit se kurrë qenka bërë ai pronar i partisë.
Vizion-M, Nun, Klubi Elita dhe shumë organizata tjera të cilat bashkarisht kanë krijuar Lëvizjen BESA kanë reaguar ashpër në komunikim interpartiak, njëherit kanë ngritur shqetësimin se si Bilall Kasami së bashku me Adnan Azizin duan që partinë ta pronësojnë.