Artistja jordaneze, Dana Barqawi, po e kalon kohën e saj duke i ripunuar fotografitë e vjetra të palestinezëve, të cilat u shkrepën midis vitit 1890 dhe 1940.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo po punon nga studioja e saj e vogël në Aman, ndërsa përdor teknika të ndryshme për t’i “ringjallur” veprat e së kaluarës, duke improvizuar me disa qëndisje për t’i dhënë “jetë” imazheve.

Në faqen e saj të internetit, artistja thotë se u rrit e rrethuar nga gra që pikturonin, qepnin, dhe merreshin me art – në këtë mënyrë ajo shprehet se është thelluar në detajet e punës së tyre.

Barqawi ka lansuar një ekspozitë të titulluar “Një tokë pa popull”, në Muzeun e Palestinës në Washington DC.