VMRO-DPMNE propozon projekt-ligj për krijimin e një komisioni të posaçëm shtetëror për mbrojtjen dhe luftën kundër pandemive dhe epidemive. Siç theksoi Antonio Milososki, dje ata ia dorëzuan propozimin Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, por ai i refuzoi.

“Për zhgënjimin tonë kjo ide dhe propozim nuk u pranuan nga Ministri i shëndetësisë. Është e qartë se ministri i shëndetësisë për dallim nga shumica e opinionit ende ka besim të madh te komisioni i tij për kovid që e udhëheq Karaxhovski, Komision për të cilin vlerësojmë se bart pjesë të përgjegjësisë për masat joadekuate apo të vonuara në 5 muajt e fundit”, tha Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.

Nga LSDM porosisin DPMNE-në të mos bëjë politikë ditore me shëndetin e qytetarëve, por të mendojnë mirë se ligjet duhet të votohen.

“Sa janë të papërgjegjshëm dhe joserioz tregojnë me atë që kërkuan prolongim të pikës për ndryshim të Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet ngjitëse për të vendosur propozime të tyre dhe në vend të kësaj të propozojnë diçka tërësisht ndryshe, formimin e Komisionit paralel për përballje me Kovid-19, si dhe formimin e komisionit të tyre brenda partiake. VMRO-DPMNE thjesht nuk di çfarë të bëjë, me VMRO-DPMNE të tillë nuk mund të arrihet marrëveshje për asgjë”, tha Konstandin Konstadinov nga LSDM.

Ndryshimet ligjore që propozohen në Ligjin për mbrojte nga sëmundjet ngjitëse do të mundësojnë që të hyjnë në fuqi masat që i ka rekomanduar Komisioni për shëndetësi, ndërsa i ka miratuar Qeveria, siç janë – Mbajtja e patjetërsueshme e maskave në ambient të hapur, ndalesa për grupim pas orës 22, por edhe kufizimi i numrit të mysafirëve.

Me ndryshimet e Ligjit në mënyrë praktike mundësohet që inspektorët dhe policia të intervenojnë në rast se në një banesë apo shtëpi ka grupim të më shumë persona sesa është e lejueshme, përkatësisht nëse ka më shumë se katër mysafir.