Edhe një thyerje e rregullativës ligjore të Këshillit Shtetëror Zgjedhor nga ana e partisë shqiptare në pushtet, BDI-së gjatë fushatës parazgjedhore. Kësaj rradhe kjo parti ka angazhuar autobusë dykatësh të Ndërmarrjes për Transport Publik-Shkup për barrtjen e aktivistëve në konventën promovuese, që është mbajtur dje në Shkup.

Në mënyrë që të vërtetohet se është apo nuk ështe e lejuar shfrytëzimi i autobusëve si transport publik për bartjen e aktivistëve në tubimet partiake, portali Almakos ka marrë në linjë telefonike Ndërrmarjen e Transportit Publik. Pas pyetjes sonë se a është e lejuar që një parti politike qoftë e bllokut opozitar apo në pushtet të shfrytëzojë autobusët e NTP-së për tubime partiake, nuk arritëm të marrim ndonjë përgjigje. Ata thjeshtë i iknin përgjegjësisë duke u shtirur se s’kanë kështu lloj informacioni, dhe që nuk e dinë si të përgjigjen.

 

“Nuk e di, nuk e di, nuk di qfarë të them, për ka e keni fjalën. Nuk mund të jap përgjigje për këtë pyetje. Drejtohuni dikund tjetër, s’mund të them asgjë, ditën e mirë”, kështu u drejtua personi përgjegjës i NTP-së në lidhje telefonike.

 

Kjo nuk është hera e parë që BDI ka bërë shkelje të rregullativës ligjore, meqë edhe Konventën Promovuese e ka caktuar më 20 nëntor, ndonëse sipas rregullores së Këshillit Shtetëror Zgjedhor fushata parazgjedhore zyrtarisht fillon më 21 nëntor.
Një tjetër rast i freskët ku BDI ka shkelur rregullativën zgjedhore është ai që BDI, ka hapur shtabin e saj zgjedhor në shkollën fillore “Jashar Bej Shkupi”, pra në një institucion edukativo-arsimor
shtetëror./Almakos

utobusa