Asambleja e Femrës, Lëvizja për Reforma PDSH 

17.03.2016

                                                                      REAGIM

Asambleja e Femrës pranë Levizjes për Reforma PDSH reagon ashpër kundër shfuqizimit dhe plotësimit të ligjit për falje të vitit 2009, me të cilin fitohet e drejta për falje e personave të dënuar edhe për pedofili.

Miratimi I këtij ndryshimi të ligjit të lartëpërmendur hap rrugën për keqpërdorimin legal të fëmijëve dhe në këtë mënyrë I jep dritë jeshile suprimimit të të drejtave të femijëve të siguruara me Kushtetutën e R. të Maqedonisë, (Neni 42 i Kushtetutës). R. e Maqedonisë si anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe nënshkruese e Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës detyrohet t’i përmbushë obligimet e dala nga kjo Konventë ku sipas Nenit 34: Shtetet Palë marrin përsipër të mbrojnë fëmijën nga çdo lloj forme e shfrytëzimit seksual dhe keqtrajtimit seksual.

Duke pasur parasysh situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës kushtetuese, Asambleja e Femres ne LR PDSH, do t’a paraqesë këtë vendim edhe te Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve nga pedofilia, M.A.P, Mothers Against Pedophiles, Inc.

Asambleja e Femrës në LR PDSH u bën thirrje të gjitha nënave të reagojnë fuqishëm kundër këtyre ndyshimeve të Ligjit dhe t’u dalin në ndihmë fëmijëve të cilët tani edhe me ligj po bëhen viktimat e te rriturve.