Duhet të lejohet publikimi i bisedave të incizuara (bombave) që kanë të bëjnë me interesin publik, sugjeron Komisioni i Venedikut, komision pranë Këshillit të Evropës, i cili jep mendime relevante për propozim-ligje dhe ndryshime ligjore që bëhen në vende anëtare në këtë Këshill.
“Duhet të lejohet publikimi i materialeve të tilla, që janë me Interes publik”, shkruan në mendimin e dërguar nga ky Komision.
Dhe deri sa Evropa sugjeron publikim të “bombave”, në BDI po mbretëron panik i vërtetë prej tyre. Edhe pse në fillim krekoseshin se janë të pastër dhe apelonin që Zaevit të publikojë gjithçka që posedon për ta, funksionarët e BDI-së në çdo paraqitje të tyre bukvalisht lusin shqiptarët që të mos ju besojnë këtyre “bombave” që pritet të publikohen në opinion.Apele të tilla bën edhe kryetari i BDI-së thuajse pas çdo takimi me diplomatë të huaj në Shkup, duke vlerësuar se incizimet kanë arritur në duar të kriminelëve.
BDI-ja në panic, mos ju besoni “bombave” që do të publikohen!

Një pse të tillë ka bë edhe ish ministri i drejtësisë, Blerim Bexheti, në paraqitjen e fundit në emisionin “Click Plus”.
“Prokuroria speciale duhet të filloj të merret edhe me persona të cilët i kanë nxjerr në treg dhe i ofrojnë për shitje një pjesë të materialeve nga përgjimet. Fatkeqesisht i posedojnë njerëz të inkriminuar”, deklaroi Blerim Bexheti në emisionin Click Plus.

Bexheti hodhi dyshime që materialet mund të kenë rrjedhur nga e ashtuquajtura “Fabrika” e Zahir Beqirit – Çaushi. “Nuk i kam dëgjuar personalisht, por flitet që janë në qarkullim dhe ekziston mundësia këto materiale të montohen.” – shtoi Bexheti.

Për të vlerësuar nëse bisedat janë të montuara apo të vërteta,  ju sjellim edhe njëherë “bombën” 38 të publikuar nga LSDM-ja.

http://http://youtu.be/FR2VABcRENo