Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa – dega e Zhelinës, gjatë ditës së sotme ka akuzuar komunën e Zhelinës se u kanë dërguar qytetarëve vërejte për borxhe që i kanë mbetur komunës. Sipas tyre komuna e Zhelinës u ka dërguar vërejtje për qytetarëve për pagesa të ujit dhe kanalizimit banorëve dhe fshatrave që nuk kanë kanalizim dhe rrjet të ujësjellësit. E në disa raste janë dërgyuar nga dy herë, në një familje edhe për babën edhe për djalin. Sipas tyre fshati Uzurmishtë nuk ka as sistem të ujësjellësit, por një pjesë as edhe kanalizim, ndërsa duhet të paguajnë nga 11 800 denarë për shërbime që asnjëherë nuk i kanë marrë.

“Gjendemi këtu për të reaguar kundër vërejtjeve që janë shpërndarë nga ana e Komunës së Zhelinës gjoja se kanë borxhe banorët e kësaj komune. Një objekt banimi i kanë ngarkuar dy herë edhe babin edhe djalin e kanë ngarkuar me borxhe edhe familjarë që nuk kanë asgjë në pronësi, për çfarë arsye e kanë bërë këtë nga paaftësia e tyre apo nga vigjilenca e dobët e tyre, apo për të manipuluar qytetarët duke u falur borxhin inekzistent para zgjedhjeve”, tha Liridona Alili nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga komuna e Zhelinës thonë se qytetaret nuk do dërgohen në përmbarues, por këto letra u janë dërguar vetëm për t’i informuar se ata kanë borxhe ndaj komunës me vite të tëra. Sipas drejtorit të ndërmarrjes publike kjo vërejtje nuk është për ujë të pijshëm, por ai është një gabim teknik.

“Këtu është një gabim teknik që përmendet për fshatin Pallatic, Trebosh dhe një pjesë të Zhelinës dhe një pjesë të Stemnicës që nuk kanë ujësjellës, domethënë kjo është një lëshim teknik që përmendet për ujin e konsumuar mirë. Por tek ata është lëshuar për kanalizimin që e shfrytëzojnë për ujërat e zeza që derdhen në Vardar dhe pastërtinë publike dhe është një shumë që është mbledhë për disa vite . Nuk është për një vit, një muaj, por është një borxh i bartur disa vjeçar”, theksoi Suad Alili – Drejtor i NPK “Mirëmbajtja” – Zhelinë.

Një pjesë e fshatrave të Zhelinës me ujë të pijshëm furnizohen nga bunarët që i kanë hapur vetë, ndërsa ujërat e zeza në këtë fshat që lidhen në kanalizim derdhen në lumin Vardar. Nga ASh-AAA akuzuan komunën se për të gjithë banorët shuma është e njëjtë, ndërsa detyron ata që në kohë pandemie të paguajnë borxhe që nuk ekzistojnë.