Mëngjesin e sotëm organet e drejtësisë kanë bastisur banesat e ish kyeministrit Nikolla Gruevski dhe ish ministrit për Transport, Mile Janakievski.

Siç bën të ditur Slloboden Peçat, informacioni është konfirmuar edhe nga shefja e prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska, e cila ka thënë se ishte kryer një kontroll në pronën shtesë të ish kryeministrit Gruevski në Shkup, në lidhje me rastin “Parcelat në Vodno”.

Bastisja në pronën e ish ministrit Janakievski është bërë në një ndërtesë në Prilep, thuhet më tej.

Prokuroria Publike konfirmoi se ishin bërë kontrolle në ndërtesa në Prilep, megjithatë nuk ka specifikuar se për çfarë bëhej fjalë.

Në procesin gjyqësor Parcelat në Vodno, përveç Gruevskit, të dyshuar gjithashtu janë kumbari i tij Risto Novacevski, Sasho Mijalkov, Orce Kamçev, nëna e tij Ratka Kamçeva dhe Nenad Josifoviq.