Mungesa e reformave në Drejtësi, ekonomia e rrënuar, migracioni masiv karakterizojnë dy vjetorin e Qeverisjes LSDM-BDI.

Qeveria LSDM-BDI, pas dy vite qeverisje nuk ka arritur ta përmbush as çerekun e programit të saj qeveritar.

Mungesa e reformave në drejtësi vazhdon të ngel shqetësimi më i madh për Qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Sot të gjithë ne, jemi dëshmitar se shumë zyrtarë të regjimit të kaluar, të cilët ishin të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar, vazhdojnë ti gëzojnë privilegjet e pushtetit, nëpër pozita të larta shtetërore dhe asnjëri nga ata nuk mban përgjegjësi penale dhe politike për të kaluarën e tij.

Kjo qeveri e shndërroi Kuvendin e RMV në institucion i cili në vend të forcoj shtetin e së drejtës me ligje, kjo shumicë parlamentare e Qeverisjes LSDM-BDI amnistoi deputet e VMRO që ishin organizator kryesor të 27 Prillit, duke mos ja marr mandatin edhe ish Kryeparlamentarit Trajko Veljanovskin.

Kjo qeverisje shuajti shpresën e qytetarëve të saj, duke goditur edhe mbi Prokurorinë Publike Speciale, e cila tani më po bëhet objekt trafikimi politik mes LSDM dhe VMRO-s që ka për qëllim ti amnistojë zyrtarët e pushtetit të kaluar dhe këtij aktual, duke e lënë që fati i PSP të varet nga ata deputetë dhe parti politike ndaj të cilëve është krijuar vetë si institucion për ta sjellur drejtësinë.

Në dy vjetorin e Qeverisjes LSDM-BDI, sistemi i drejtësisë, nuk ka pësuar asnjë reformë, asnjë gjykatës që i ka shërbyer politikës së VMRO-BDI dhe i cili ka shqiptuar dënime maksimale për raste të montuara politike, nuk është shkarkuar dhe të njëjtët vazhdojnë të jenë në shërbim të politikave të LSDM-BDI.

Pas dy vite Qeverisje të LSDM-BDI, ekonomia jonë vazhdon të mbetet e rrënuar, pa zhvillim ekonomik, pa vende të reja të punës, pa mirëqenie ekonomike, dhe me shkallë të madhe të rritjes së migracionit sidomos në viset shqiptare.

Pas dy vite Qeverisje LSDM-BDI , nxënësit tanë vazhdojnë të mësojnë në shkolla të shkatërruara dhe të vjetra pa kushte elementare. Pas dy vite qeverisje nuk janë hedhur themelet e asnjë shkolle të premtuar dy vite më parë.

Spitalet, ambulancat vazhdojnë edhe më tej të ngelin ata të njëjtat, ndërsa pacientet vazhdimisht ankohen nga shërbimet e institucioneve shëndetësore të cilat nuk i përmbushin kërkesat e tyre.

Kjo qeveri, ka dështuar në të gjitha segmentet e jetës politike dhe ekonomike, në përjashtim të politikës së jashtme dhe zgjedhjes se Kontestit së emrit me Greqinë, e cila nuk po i jep efektet e duhura përderisa Qeveria e RMV nuk ka kapacitete te mjaftueshme ti përmbush Reformat në drejtësi, e cila përben edhe vërejtjen kryesore te BE për Maqedoninë e Veriut!