Shkruan Medai Shaholli

Ali Ahmeti është dezertori i kauzës kombëtare dhe jo lideri i shqiptarëve të NMK, ashtu siç e quajti një sharlatan varrmihës nga Kosova ”komandantin legjendar” të betejave të munguara në një shkrim të porositur enkas për ta ”ndriçuar” figurën e tij.

Pas publikimit të ”bombave” nga bashkatdhetari El Cheka, ku në to del figura e urryer e demagout dhe gojënndyrit, pallavraxhiut dhe kodoshit që tallet dhe shan shqiptarët si kufoma sikur të ishte kryepolic i Millosheviqit mbi kokat shqiptarëve.

Është pikërisht vetë komandant Ali Ahmeti ai që dorëzoi armët pakusht në konflikin e 2001, duke shkelur në idealin dhe gjakun e dëshmorëve të asaj kryengritje që e kish nxitur për llogari të tij dhe jo për liri dhe barazi.

Miratimi pakusht i MO nga komandanti renegat Ali Ahmeti, me të cilën shqiptarët do të marrin statusin e bashkësisë etnike të 20%, dëshmon qartë për misionin antishqiptar në politikbërjen e tij për dy dekada me radhë në NMK.

Miratimi i ligjit për gjuhët është meritë e Ali Ahmetit ligj i cili nuk barazon shqipen me sllavishten e Zajkos por barazon jevgjërishten me shqipen.

Ligji për përdorimin e flamujve të pakicave që përfshin edhe flamurin shqiptar është ligj shoven dhe racist pasi kërkon të jetë në proporcion 1/3 më i vogël në raport me atë sllav.
Ndëshkimi me të holla si këndërvajtje për një shqiptar nga Kosova për vendosjen dhe valvitjen e flamurit mbi kalanë e Ohrit kohë më parë, është një dëshmi tjetër e ”arritjes dhe suksesit” të shqiptarëve me Ali Ahmetin në krye.

Arritje tjetër sipas vetëkënaqjes së integristëve janë dy Universitete në gjuhën shqipe, fakt që nuk është e vërtetë, pasi UT e themeluan intelektualët në krye me Fadil Sulejmenin.
Ndërsa Universitetin tjetër të SHTUL-it, e themeluan ndërkombëtarët si kundërpërgjigje e shuarjes së kërkesave të shqiptarëve për një Universitet publik në gjuhën shqipe.

Ku qëndron merita e Ali Ahmetit këtu si lideri i shqiptarëve të NMK?

Apo mos vallë integristët e kanë fjalën për suksese të mëdha të Ali Ahmetit për gjëmën e madhe që ndodhi në janar të këtij viti me ndryshimet kushtetuese ku në asnjë nen të kushtetutës nuk përmendet gjuha shqipe dhe kombi shqiptar!

Nëse për këto arritje e kanë fjalën integristët dhe sharlatani nga Kosova, atëherë vërtetë Ali Ahmeti është ”çelik i fortë” sepse arriti t’i mashtrojë shqiptarët për dy dekada si lideri që u solli lirinë dhe barazinë e bashkësisë etnike të 20%, që në fakt me këtë status ai dhe gjithë liderët shqiptarë miratuan skllavërinë e re të shqiptarëve në NMK !

Medai Shaholli