Një tufë e madhe prej diku 15 -20 qenë endacak vazhdimisht sillen në afërsi të lagjes Stacioni hekurudhor apo siç e njohin institucionet lokale me emrin Zhelezniçka Stanica.

Qent endacak paraqesin një rrezik të madh për banorët e kësaj lagje e veçanarisht për nxënësit shqiptar që pikërisht nëpër mes kësaj rruge shkojnë në shkollë.

Citoj për nxënësit shqiptar sepse janë diku rreth 50 nxënës nga kjo pjesë e lagjës që shkojnë në këmbë rreth 3 km deri në shkollën e fshatit Çërkez , ndërsa për nxënësit maqedonas të po të njejtës lagje përkujdesen institucionet komunale ku ju sigurohet transporti deri në shkollat e qytetit.

Shpresoj që kryetari i komunës Maksim Dimitrievski së bashku me organet komunale të ndërrmarin masat preventive për sigurinë e banorëve të kësaj lagjeje e posaqërisht sigurinë e fëmijëve të rrezikuar vazhdimisht.

Gjithashtu urojmë që këtë shqetsim kryetari i komunës mos ta cilësoj si kërkes nacionaliste ashtu sic jemi mësuar ta dëgjojmë vazhdimisht kryetarin kur janë në pyetje hallet e shqiptarëve të Kumanovës.

Tufë e madhe e qenëve endacak në lagjën Stacioni hekurudhor Kumanovë !Një tufë e madhe prej diku 15 -20 qenë endacak…

Gepostet von Aleanca për Shqiptarët – Kumanovë am Donnerstag, 15. November 2018