Pas 27 prillit Aleanca për Shqiptarët ka parashtruar kërkesë për sigurim personal të deputetit dhe liderit të ASH-së Ziadin Sela.
Kjo kërkesë është bërë para më shumë se një viti për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme nga huligan dhe grupe të ndryshme nacionaliste maqedonase.

Ditëve të fundit janë aktualizuar sulmet ndaj Ziadin Selës nga disa portale të afërta me pushtetin. Këto sulme të porositura, të pa baza dhe tendencioze kanë për qëllim defokusimin e opinionit nga zbardhja e të vërtetës për 27 prillin me theks të veçant roli i BDI-së në këtë skenarë.
Nëse BDI nuk ka qenë pjesë e këtij skenari atëherë përse Agim Nuhiu nuk ka aprovuar kërkesën e Ziadin Selës, kurse kërkesën e Mickovskit e ka aprovuar menjëherë brenda një jave?
Mjafton që Ziadin Sela ka mbrojtjen dhe mbështetjen e popullit shqiptar.

Është fakt që Ziadin Sela është pengesë për skenaristët e politikës ditore në Maqedoni,spinet gazetareske që porositen për ta goditur Selën pikërisht tani kur po merret vesh se BDI apo funksionarë të saj kanë pasur gisht në sulmin e 27 prillit burojnë nga friga e zbardhjes të së vërtetës.

E vërteta një ditë do të dalë në dritë, ata që mundohen ta pengojnë drejtësinë një ditë do të përballen me të.