Top 1 me borxhe të papaguara është Komuna e Ohrit me 17 milion e 790 mijë euro e pasuar nga Tetova me 14 milion e 940 mijë euro. Komuna e 81 apo e fundit është ajo e Valandovës me 2700 euro.

Shtrohet pyetja si u krijuan këto borxhe të komunave vetëm për arsim, kulturë dhe mbrojtjen sociale të fëmijëve?.

Çka kanë bërë këto komuna për cilësin e arsimit, kulturën dhe mbrojtjen sociale të fëmijëve, ku nuk kemi përmirësim të cilësisë së arsimit, avancimin e kulturës dhe mbrojtjen sociale më të mirë të fëmijëve por përkundër kemi dekadencë.

Është mirë shërbimet e këtyre komunave ti paraqesin në mënyrë publike para qytetarëve punët e bëra me të cilat kanë krijuar këto borxhe, ashtu siç i kanë paraqitur në Ministrin e Financave për shlyerjen e tyre ose Ministria Financave ti bënë publike këto borxhe në emër të transparencës së shfrytëzimit të mjeteve publike të qytetarëve.

Fondet i ndahen komunave në mënyrë individuale në shumën prej 51% të shumave të përcaktuara në bazë të ligjit.

Shuma totale e fondeve të ofruara si mbështetje financiare për financimin e detyrimeve të pashlyera dhe të papaguara për komunat dhe njësitë shpenzuese është 3.032.383.086 denar.

Prof.Dr. Izet Zeqiri