Takimet  e  Aleancës për Shqiptarët me mërgaten shqiptare, kanë ngjallur shumë interes dhe janë mirëpritur  nga bashkëatdhetarët tanë . Jehona e këtyre takime është përcjell edhe në mediat lokale, ku portali fol.mk për lexuesit  e vet e sjell  nje material të huazuar nga  revista Aktuale.dk që  në versionin online   informon mërgatën tonë në Danimarkë.

Ja edhe shënimi i plotë  i Aktuale.dk:

ASH – partia e parë që nuk kërkoi para nga diaspora shqiptare

Vizita e ASH (Aleanca për Shqiptarët) në Skandinavi u mirëprit shumë mirë dhe me përkrahje madhështore nga diaspora shqiptare në Skandinavi. Vlen të theksohet që diaspora shqiptare është e habitur pozitivisht nga ASH sepse është hera e parë që një parti politike nga atdheu viziton diasporën dhe nuk kërkon asgjë nga diaspora, por dëshiron t’ua ndëgjojë hallet e tyre.

Aleanca për Shqiptarët (ASH) është koalicion i partive shqiptare LR-PDSH dhe RDK në Maqedoni. Ky koalicion u bë zyrtar në qershor 2015 dhe menjëherë përpiluan platformën e përbashkët të koalicionit. ASH është duke punuar në drejtim që të bashkojë partitë tjera opozitare shqiptare në Maqedoni sepse të gjitha këto parti kanë thuajse platformë të ngjajshme.

ASH është duke punuar me një strategji të re për të marrë legjitimitetin e shqiptarëve në Maqedoni. Strategjia është që ASH dëshiron të ndëgjojë hallet e secilit banor dhe pastaj së bashku me banorët dhe me një vetëdijësim të lartë të luftojnë dhe mbrojnë këta halle.

ASH ka në plan të vizitojë gjithë diasporën shqiptare. Deri më tani, ASH ka vizituar diasporën në Austri dhe disa vende në Gjermani, ndërsa me datë 19, 20 dhe 21 shkurt vizituan shtetet Skandinave (Norvegji, Danimarkë dhe Suedi), ndërsa më pas do të vizitojnë dhe shtetet tjera ku jeton diaspora shqiptare. Qëllimi i vizitës së ASH në diasporën shqiptare është: ndëgjimi i halleve të diasporës dhe shpalosja e platformës së ASH.

Aktuale.dk/Bardhyl Islami

aktuale.dk