Analisti Ramadan Ramadani   në  Tv 21 tha se BDI-ja në zgjedhjet e pesë qershorit po del me Kryqin në Shkup, Jugohromit që po helmon Pollogun dhe drogimin e Kumanovës, duke aluduar në qendrën rehabilituese e të varurve nga droga, e cila u kundështua ashpër nga Kumanovarët.

Ramadani bëri pyetje se, me çfarë fytyre BDI do të dalë në zgjedhjet e 5 qershorit. Ai tha se të gjithë qytetarët e Maqedonisë kryqin në Butel e quajnë, kryqi i BDI-së.

Ramadani foli edhe për dobësimin e këshilltarëve shqiptarë në këshillin e Shkupit ku janë të pafuqishëm për të parandaluar kryqa e shumë gjëra tjera.