Derisa po vlon në BDI pas ndarjeve dhe thellimit të tyre mes “Ahmetistëve dhe “Grupit të Zjarrit”, Aleanca për Shqiptarët (ASH) si partner i ri i koalicionit ka nisur që të mbush zyrat e drejtorëve nëpër institucionet qeveritare.

Në kuadër të pjesës së ‘kulaçit’ qeveritar, për të cilin u pajtuan Kovaçevski-Taravari, ASH do të ketë deri 40 drejtori në kuadër të pushtetit, duke përfshirë drejtorit e pasura si MEPSO, Fondi Pensional Invalidor, Posta si dhe drejtori e agjenci tjera qeveritare.

Një pjesë e posteve që po merr ASH janë edhe të drejtorëve që deri tani kanë udhëhequr kuadro të Alternativës dhe “Grupit të Zjarrit”. (INA)