Nga mesnata përfundon fushata zgjedhore për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale dhe fillon heshtja parazgjedhore, kur mund të raportohet për zgjedhjet dhe gjatë votimit, por mbeten të gjitha format e raportimit zgjedhor, njoftoi sot Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, përcjell Fol.

“Sipas Kodit Zgjedhor shkelje e heshtjes zgjedhore do të konsiderohet çdo transmetim informacioni, fotografi, audio dhe materiale audiovizuale që lidhen me ose që përfshijnë garues zgjedhor, çdo format të medias për raportim haptazi ose fshehurazi për qëllim të fushatës zgjedhore të dikujt dhe që mund të ndikojnë në vendimin e votuesve, të dhënat që zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe / ose individëve të përfshirë në incidente apo parregullsi të tjera në ditën e zgjedhjeve, si dhe deklarata nga kandidatët në procesin zgjedhor, nga pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, nga përfaqësuesit e partive politike dhe bartësit e funksioneve në organet qeveritare”, thuhet në kumtesë.

Agjencia kujton transmetuesit që kanë nevojë të transmetojnë programin e tyre, menjëherë me fillimin e heshtjes zgjedhore t’iu shmangen çdo shkeljeje të heshtjes zgjedhore, për shkak se, siç thonë, sipas masës së vetme të Kodit Zgjedhor do të inicohet procedurë për shkelje para gjykatës kompetente. /Fol/