omisioni Federal i SHBA-së për letra me vlerë ka dërguar një letër që tregon se ish zyrtari i inteligjencës, Sllobodan Bogoevski, nuk mund të jetë i frikësuar dhe të paditet për deklaratën që ka dhënë si dëshmitar para gjykatave federale amerikane.

“Në Shtetet e Bashkuara, dëshmitari që thirret të dëshmojë në procedurën gjyqësore nuk vihet në rrezik nga palët për shpifje. Ligji amerikan pranon se një gjyqësor i pavarur nuk mund të funksionojë në qoftë se dëshmitarët janë të frikësuar për shkak të deklaratave. Në këtë rast, nuk ka dyshim që Deklaratat tuaja janë dorëzuar në gjykatë dhe meriton mbrojtje”, thuhet në letrën nga Komisioni amerikan për letra me vlerë.

Bogoevski para seancës së sotme gjyqësore theksoi se do të iniciojë procedurë penale për këtë çështje për shkak se ajo është e paligjshme të paditet për shpifje pëf deklaratën e dhënë si dëshmitar. Përndryshe Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi padisin në procedurën civile për shpifje dhe kërkojnë kompensim njëri prej 3 milion dhe i fundit 2.5 milion euro