Nuk ka rezultuar asnjë pozitiv me koronavirus nga punonjësit në kopshtet për fëmijë në Prilep, Krivogashtan, Krushevë dhe Makedonski Brod, njofton Qendra për shëndet publik në Prilep. Të gjithë 242 punonjësit janë negativë.

Këto janë rezultatet nga skriningu i punonjësve në kopshtet për fëmijë, që u testuan më 28 maj dhe 29 maj.

Sipas komunave, 192 punonjës janë në Prilep, pesë punonjës në Krivogashtan, 21 punonjës në Krushevë dhe 24 punonjës në Makedonski Brod.
Sot në Prilep nuk është regjistruar asnjë i infektuar ri nga koronavirusi, dhe as nuk është regjistruar ndonjë rast shërimi. Aktualisht, ka 30 raste aktive në këtë komunë.

Në Njësinë e Sëmundjeve ifektive në spitalin në Prilep, u shtruan në spital pesë persona pozitivë me koronavirus. Në vetizolim janë 50 persona. Parashtresa ndëshkuese janë ngritur kundër 14 qytetarëve, të cilët niuk kanë mbajtur maska ​​mbrojtëse.