Sonte në mesnatë kalon afati për dorëzimin e listave për deputet tek KSHZ a deri më tani asnjë parti politike nuk i ka dorëzuar të njejtat në komision njofton Zhurnal.

Nga komisioni theksojnë se presin që gjatë ditës partitë t’i dorëzojnë listat.

Pasiqë ti dorëzojnë listat ne kemi afat 48 orë ti shqyrtojmë e më pas në rast mungese të ndonjë detaji i kthejmë për shqyrtim e partitë kanë afat 48 orë ti rregullojnë të njejtat dhe ti kthejnë pas, thonë nga KSHZ.

Nga KSHZ informojnë se gjatë ditës së nesërme do të dalin me informacion të saktë lidhur me numrin e votuesve dhe sa të tillë janë fiktiv, transmeton Zhurnal.