Me këtë fuqi, mund t’ia kalojë me lehtësi Ferrari 812 Superfast
Deri më tani, modelin DBS Superleggera Volante e kemi parë në testim, ndërsa së fundmi versioni me tavan të hapur, ka dalë të bëjë xhiro në Nurburgring të Gjermanisë. Reporterët që ndodheshin aty, kanë thënë se në bazë të tingujve dhe lëvizjes, e ka pasur motorin sikur të DB11, me 5.2-litra që prodhon 630 kuajfuqi. Në këtë formë, mund të thuhet se ky Aston Martin është rivale kryesore e Ferrari 812 Superfast, që pritet të ketë njësitë e njëjta të fuqive.Por, burime të afërta me prodhuesin britanik, pretendojnë se ky model do t’i ketë 820 kuajfuqi, përkundër rivalit nga Ferrari që prodhon 789 kuajfuqi, nga motori me V12. Deri më tani, Aston Martin nuk ka bërë të ditura detaje, por pritet që ta shohim pa shtresën për kamuflazh gjatë tetorit, në Paris ose Los Angeles.