kim fam

 Ka  kohë  që në opinion shtjellohen  tema që kanë të bëjnë me bashkëpunimin opozitar. Edhe pse opinioni  kërkon një bashkëpunim të tillë opozitarë ku do përfshihen të gjitha subjektet politike opozitare pa përjashtim, ky bashkëpunim assesi të ndodh në rrethanat aktuale politike. Arsyet  dhe pengesat  që nuk lejojnë një bashkim të tillë në bazë të shumë analizave dhe argumenteve kanë vetëm një adresë edhe atë pikërisht  Këshilli Opozitarë i Abdilakimit  dhe familjarëve të tij të ngushtë, të cilët  të organizuar pengojnë bashkpunimin e opozitës , duke përdorur strategji që me çdo kusht  faji të hidhet diku tjeter e jo te ata. Fillimisht vet krijimi i  këtij  Këshilli që veten   e quan Opozitar është  defektoz dhe tendencioz sepse fillimisht i emërtuar si Këshill Mbipartiak  e më vonë i ndryshuar në Këshill Opozitarë.

Edhe pse i inicuar nga  nga një parti politike ai nuk ka kapacitete që ti prijë një misioni  aq të dëshiruar  për bashkim   opozitar ashtu siç paraqitet në opinion, sepse ky  këshilli në përbërjen e tij në vend që të kishte persona  opozitarë ka tubuar rreth vetes  persona  familjarë. Ai i cili në opinion mundohet të paraqitet si njeri i cili tenton ta bashkojë opozitën e që në fakt ,  e  përçanë atë është  ky far AbdulaKim Mehmeti  që  hiqet sikur thërret në bashkim , ndërsa injoron publikisht partitë tjera opozitare.

Edhe   takimin në Aleksandar Pallas mes nënkryetarëve të  Besës, Unitetit  dhe RDK-së i quajti si lëshim dhe gabim që asnjëherë nuk duhet të përsëritet, sa që shkoj aq larg  gjoja se po  ”kërcënon”  publikisht Lëvizjen BESA se nëse këta të fundit  zhvillojnë takime me partitë tjera me automatizëm do e largojë nga Këshilli Opozitar.  Sipas Abdilakimit  ”Besa na qenka  anëtare e Këshillit e jo këshilli anëtare e Besës”!

Atëherë e pyesim  publkisht Abdilakimin pse vallë nuk e përjashtoj lëvizjen Besa atëher kur pa lejen e Kimit u ulën bashkë me opozitën në Kumanovë dhe përsëritën gabimin?

 Për deri sa Abdilakimi vazhdon të luaj  nga njëra anë rolin e ”unifikuesit të opozitës” ndërsa në anën tjeter në sinkronizim të plotë me djalin  nëpërmjet portalit të tij familjar vazhdon tërë kohën të luaj rolin e ” Rrënuesit…, eshtë   koha e fundit  që ky i vetëshpallur zëdhënës i pakënaqësisë shqiptare ti ndërpres këto lojra të fëlliqura që mbajn peng  shpresat për   një jetë më të mirë të një populli të tërë .

©fol.mk