Pronarët e kafshëve shtëpiake e kanë për obligim ta vaksinojnë kafshët shtëpiake me vaksinë kundër tërbimit.

Këtë sot e tha drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov i cili mori pjesë në shënimin e Ditës kundër tërbimit, që u mbajt në parkun e Shkupit.

Vitin e kaluar 3045 kafshë shtëpiake janë vaksinuar kundër tërbimit, deri më 24 shtator të këtij viti, janë vaksinuar 60.000 kafshë shtëpiake.

“Edhe pse në sistemin tonë ka mbi 67.000 kafshë shtëpiake të identifikuara, një pjesë e tyre ende nuk i kanë vaksinuar dhe dua t’u bëj thirrje që këtë detyrim ligjor ta realizojnë. Me vaksinimit e kafshës kundër tërbimit, pronarët mbrojnë veten dhe të afërmit rreth tij”, tha Atanasov.