Një “luftë” e ashpër mes një grupi grekësh dhe shqiptarësh ndodhi pak para orës 2 të mëngjesit në periferi të Athinës. Mediat helene raportojnë se nga konflikti kanë mbetur të plagosur 6 persona, 3 grekë dhe 3 shqiptarë.

Raportohet se njëri është plagosur me një plumb, ndërsa 5 të tjerët, 2 grekë dhe 3 shqiptarë u plagosën me thikë.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ndodhi në një park në kryqëzimin e rrugëve Domokos dhe Gerakas, raporton Protothema.

Policia gjeti në vendin e ngjarjes një armë zjarri pistoletë.