Revista ‘Auto Bild’, sërish merret me gjeneratën e re, të katërtën të Audi A3. burimet gjermane thonë se shitja e tij do të filloj vetëm nga viti 2020, ndërsa do të punohet sipas platformës së modifikuar VW MQB.

Pritet të jetë për 50 kilogramë më i lehtë, ndërsa do të ketë hapësirë më të madh të interierit dhe performanca më të mira të vozitjes, sikurse edhe versioni plug-in hybrid.  Po ashtu, nuk përjashtohet as varianti elektrik.

Image

Njëri nga motorët në ofertë, do të jetë edhe ai benzinë me tr cilindra me 115 kuaj fuqi si dhe ai me naftë 2.0 TDI, ndërsa nga ana tjetër do të jenë edhe versionet sportive S3 me 326 kuaj fuqi dhe RS3 me 400 kuaj fuqi.

Në brendi do të instalohet tabloja digjitale e instrumenteve, ekrani i ndjeshëm në prekje dhe me siguri edhe kontrolli me gjeste./ZERI