Nëse keni menduar se si do të dukej modeli i ri Audi A4 me rrota 20”, atëherë mund ta shihni më poshtë.

Shumicën e rasteve, kur kompanitë lëshojnë foto të modeleve të reja, zakonisht e gjejmë vetën duke shikuar superveura, vetura luksoze dhe sallone të performancës së lartë.

Por Audi A4 2017 është pak një befasi.

E pra çfarë ka të veçantë ky Audi A4? Makina ka marrë rrota 20” Vossen VFS2, të cilat kanë një pamje agresive që e bëjnë atë të duket shumë më mirë.

Se si duket vetura me këto rrota të reja, mund t’i shihni fotot më poshtë: