Ministri i jashtëm austriak tha sot se presidenti turk Recep Tajip Erdogan “nuk është i mirëpritur” të mbajë mitingje fushate në Austri para referendumit kushtetues të prillit. Sebastian Kurz tha se fushata e Erdogan për referendumin e kontestuar mund të “rrisë tensionet” në Austri apo të pengojë integrimin e komunitetit turk prej rreth 117,000 qytetarësh në Austri.

“Aktivitetet e fushatës nuk janë të mirëpritura. Sigurisht që presidenti turk, ashtu si zyrtarë të tjerë të partë mund të bëjnë vizita biletarale në Evropë dhe Austri për bisedime me zyrtarët. Por ne qartësisht refuzojmë ardhjen e fushatës turke këtu dhe polarizimin e komuniteteve”, tha Kurz.

Ministria tha se vizitat e mëparshme të Erdogan në Austri e Gjermani kanë krijuar tensione mes mbështetësve të tij dhe atyre me origjinë kurde.

Deklarata e tij erdhi pas një pohimi të ministrit të jashtëm turk Binali Yildirim, i cili zhvilloi një miting në qytetin gjerman Oberhausen më 18 shkurt, ku tha se Erdogan ka në plan të bëjë fushatë në vendet e Bashkimit Evropian.