Kancelari Austriak, Werner Faymann ka thënë se Asutria do të vendos përkohësisht jashtë fuqisë rregullat e Shengenit dhe do të implementojë rritjen e kontrollit kufitar.

“Nëse BE-ja nuk arrin t’i siguroj kufijtë e jashtëm e vë në pikëpyetje tërë Shengenin. Atëherë duhet që secili shtet t’i kontrolloj kufijtë e saj nacional”, ka thënë kancelari.

Ai, në intervistë për të përditshme vjeneze “Esteraich”, ka thënë se i vetëdijshëm për këtë ka nisur edhe rikonstruktimin e qeverisë, duke e zgjedhur shefin e deritashëm të policisë në krahinën Burgenland, Hans Peter Doskocil për ministër të ri të Mbrojtjes, duke shtuar se risitë në qeveri nënkuptojnë kontroll të shtuar të azilkërkuesve në kufi.

“Doskocil si praktikues shumë shpejt do të hartojë projektin që mundëson kontroll më të mirë të kufijve”, ka thënë Faymann.

Ai ka theksuar se Austria, si edhe Gjermania, do të rritë kontrollin e kufijve të saj dhe do të implementojë planin e kthimit të azilantëve.

Sipas tij, refugjatët që nuk udhëtojnë në Gjermani do të refuzohen në kufijtë e Austrisë.

“Secili që vjen tek ne duhet të kontrollohet detajisht. Kush nuk e ka të drejtën për azil apo nuk dëshiron te ne të paraqes kërkesën për marrjen e statusit të azilantit duhet të refuzohet në kufi. Në vendin tonë do të mund të hyjnë vetëm ata që kanë të drejt për azil dhe të cilët nuk janë kthyer nga Gjermania”, ka paralajmëruar ai.

Faymann e ka kritikuar ashpër BE-në, që deri me tash nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Është e pakuptueshme se si BE-ja, në bazë të konstruksioneve të komplikuara, probleme aq të rëndësishme siç është kriza e refugjatëve nuk mund ta zgjidh shpejt”, ka theksuar ai.

Ai ka shfaqur shpresën që së shpejti do t’i shkojë për dore sigurimi i kufijve të jashtëm të BE-së, sepse në të kundërtën, siç thotë ai, kërcënohet funksionimi i tërë BE-së.

Gjithashtu ka përsëritur se dëshiron të bllokojë të gjithë ndihmën financiare vendeve që nuk dëshirojnë të pranojnë refugjatë.