Autopsia e trupit të pajetë të Astrit Deharit, pritet të bëhet sot në ora 14:00

 

Burime të lajmi.net brenda Ministrisë së Drejtësisë, bëjnë të ditur se autopsia e Astrit Deharit pritet të bëhet sot në ora 14:00, pasi familjarët kanë vendosur për emrin e ekspertit që do të merr pjesë në autopsi në cilësinë e vëzhguesit.

Sipas burimeve brenda Ministrisë, pjesë e ekipit të mjekëve ligjor që do të bëjnë autopsinë e trupit të pajetë të Deharit, do të jenë edhe ekspertë nga EULEX-i, të cilët janë ftuar nga Ministria e Drejtësisë me qellim që procesi të jetë sa më transparent.

Astrit Dehari vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ku po mbahej nën akuzën për pjesëmarrje në sulmin në Kuvendin e Kosovës.