Është publikuar tenderi për ndërtimin e 10,5 kilometrave të autostradës Shkup-Bllacë me të cilin dërgohet ftesë për parakualifikim për kontraktuesin e aktiviteteve sa i takon fazës së dytë.
Thirrja është e hapur deri më 21 gusht të këtij viti.

Thirrja është në dispozicion në faqen e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ku për projektin është siguruar kredi në vlerë prej 167 milionë euro si dhe grant prej 20.8 milionë euro që është në dispozicion përmes Kornizës së investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Autostrada Shkup-Bllacë ka një gjatësi totale prej 12.5 kilometra, ndërsa nga maji 2020 në terren janë duke u zhvilluar aktivitete për fazën e parë në gjatësi prej 2.5 kilometra.