Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) bën të ditur sot se përmes Sistemit për paralajmërim të hershëm të Bashkimit Evropian (BE) nuk ka marrë njoftim për cilësinë e prodhimeve ”Nestle”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Njoftimi nuk ka ardhur megjithëse firma ”Nestle Adriatica” është duke i tërhequr prodhimet e saj nga tregu për shkaqe parandaluese.

Prodhimet janë duke u tërhequr pas njoftimeve për prani të aromatizuesve policiklik dhe hidrokarbureve në prodhime që janë lëshuar në qarkullim në tregun e BE-së.

Sistemi i lartëpërmendur tregon se prodhimet gjenden në tregjet e Belgjikës, Holandës, Greqisë, Burundit dhe Ugandës dhe se këto vende duhet të ndërmarrin masa për t’i tërhequr prodhimet.

AUV-ja ka marrë njoftim nga kompania ”Nestle” për vendimin për tërheqjen e prodhimeve të caktuara të saj nga tregu, duke bërë të ditur se do të ndërmerr masa në momentin e nevojshëm.