Një ditë përpara nisjes zyrtare të fushatës zgjedhor në Maqedoni Avokati i Popullit i ka rikujtuar institucionet që të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar dhe për të bërë zgjidhjen të cilën ata duan. Sipas njoftimit të Avokatit të Popullit përmes realizimit të barabartë të së drejtës së zgjedhjes, fitohet legjitimiteti i pakontestueshëm dhe real. Avokati i Popullit rikujton se askush nuk guxon, përmes formave të ndryshme të presioneve, shantazheve dhe kërcënimeve, të vendos në emër të qytetarëve, ndërsa këta të fundit nuk duhet të heshtin, përkundrazi, duhet të denoncojnë në kohë të gjitha parregullsitë. Avokati i Popullit, u ka bërë thirrje veçanërisht atyre që janë në pozicione udhëheqëse nëpër institucione, si dhe personave të tjerë të administratës publike, të mos e marrin guximin, në çfarëdo qoftë mënyre të kryejnë frikësime dhe presione mbi të punësuarit dhe të sillen me përgjegjësi. Në të kundërtën, sjellja e këtillë është e pa-tolerushme dhe i nënshtrohet përgjegjësisë penale. Gjithashtu, në prag të fushatës zgjedhore, Avokati i Popullit ka apeluar për mbrojtjen e fëmijëve dhe mos përfshirjen e tyre në fushata politike percjell Alsat-M, transmeton FOL.