Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri në emisionin e mbrëmshëm “QuarantineTalk” në portalin News33
theksoi se ASH kërkon nga qeveria e RMV që sa më shpejtë të përpilohet një paketë e re masash ekonomike dedikuar drejtëpësëdrejti kompanive të vendit.
Ai shtoi se kjo duhet të bëhet përsh kak se masat e ofruara deri më tani janë më shumë të karakterit social se sa ekonomik për arsye se ato më shumë ishin ndihmë për puntorët që kanë humbur vendet e punës dhe si të tilla nuk përbëjnë ndonjë stimul për kompanitë, njofton news33.
“Është evidente se futemi në muajt më kritik për kompanitë vendore, andaj duhet masa stimuluese të menjëhershme në drejtim të ekonomisë reale, kanalizim i shpejtë i mjeteve në kompanitë duke mos e ngarkuar atë me barriera administrative. Natyrisht paketë duhet të drejtohet tek kompanitë të goditura drejtëpërdrejtë ka kriza me synim kthimin e tyre në treg!, potencoi Aziri për news33.