Në një prononcim në rrjetin social të  fejsbukut, njëri nga emrat më të rëndesishëm të Lëvizjes Besa , Adnan Azizi thumbon  BDI-në me rastin e festës së 1 Majit.

ja edhe postimi i plotë i z. Azizi:

1 Maji – Dita e Sallatave
Nga varfëria, papunësia dhe mungesa e perspektivës, s’do mend se më së shmumti janë goditur shqiptarët e Maqedonisë, në veçanti rinia shqiptare.
BDI-ja lëre që viset shqiptare i shndërroi në zona më të pazhvilluara, pa investime dhe pa infrastrukturë, por edhe ato pak kompani dhe biznese private thuajse gati i shkatërruan në tërësi, duke i zhytur në borxhe dhe kredi marramendëse deri në kapitullim.
Edhe pse rinia shqiptare është ndër më vitalet në Evropë, ndërsa tani edhe e shkolluar, ata ngelën pa asnjë perspektivë në këtë shtet. E vetmja gjë që u mbetet atyre është mërgimi në Evropë ose projekti famoz i Ali Ahmetit që të mbjellin sallata në Maqedoni.
Pasi që BDI nuk ka asnjë ide zhvillimore, asnjë investim kapital në zonat shqiptare, por të vetmen mundësi që na ofron është sallat’hania, unë propozoj që BDI-ja 1 Majin ta shpallë Ditë të Sallatave dhe kastravecin ta shpallë simbol kombetar të saj

©fol.mk

az