Kryetarja e nëndegës së AAK-së në Istog, asambleistja e Kuvendit Komunal, Lavdije Bujupaj, sot iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Lajmin e ka konfirmuar kjo lëvizje e cila ka thënë se rreth tyre po mblidhen të gjithë ata të cilët besojnë në ndryshimin e vërtet.

Përmes një njoftimi Lëvizja Vetëvendosje i ka uruar mirësardhje asambleistes Bujupaj.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! është konstantja e ndryshimit në Kosovë. Si e tillë, rreth saj po mblidhen të gjithë ata që besojnë në ndryshimin e vërtetë që bëhet vetëm përmes përpjekjes së sinqertë, të vendosur dhe të palodhshme.

Ne mirëpresin znj. Bujupaj dhe të gjithë ata që po i bashkohen masivisht Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftimin e kësaj lëvizje.